17:42 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Pas ndryshimit të rregulloreve, boksierja me shami mund të konkurroj në Lojërat Olimpike

Shoqata ndërkombëtare e boksit AIBA ka ndryshuar kodin e veshjes për luftën e grave.

Në të ardhmen, edhe boksieret e mbuluara mund të luftojnë për tituj ose medalje olimpike.

Zeina Nassar, një myslimane e devotshme, kampione në Gjermani e veshur me shami mund të përfaqësoj shtetin e madh evropian në kampionate botërore dhe lojëra olimpike.

20 vjeçarja kishte ëndrra të mëdha mirëpo iu mohuan për shkak të veshjes së saj.

Ndryshimi në rregullat hap karrierën ndërkombëtar për Nassar, shkruan Indeksonline.

“Për të konkurruar në Lojërat Olimpike në Tokio është ëndrra ime e madhe, tani është e mundur”, ajo ishte e kënaqur me reformën.

Në faqen e Instagram-it, Nassar gjithashtu shkroi: “Një fitore e madhe për mua, një fitore e madhe për gratë në mbarë botën”.

Myslimanja mund të konsiderohet si një medalje më tepër për Gjermaninë në Lojërat Olimpike. /IndeksOnline/