75 Mall Live Search
10:32 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pas ngjarjes së mbrëmshme, Ahmeti pret në takim librashitësit, thotë se askush nuk do ta largojë askënd

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pritur sot në takim librashitësin Florim Beqiri dhe librashitës të tjerë të cilët punojnë në sheshet e Prishtinës.

Takimi i tyre u bë pasi Florimi mbrëmë kishte deklaruar se prej sot do të shes librat me çmim 1 euro, në mënyrë që të paguajë qiranë 230 euro.

Kjo gjë u vu re edhe nga Ahmeti i cili reagoi dhe ftoj në takim atë duke i thënë se qiraja e vetme që duhet paguar është 40 euro.

Ahmeti tha sot se askush nuk e largon askënd dhe se do të gjendet mënyra që të vazhdohet tutje me përkrahjen e librit, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Pas ftesës mbrëmë, Florimi dhe librashitësit e tjerë ishin sot në zyre. Edhe pse qëraja e ulët, pagesa e kësaj shume ishte tema kryesore. Me rëndësi askush nuk e largon askënd e ne do të gjejmë mënyra të vazhdojmë përkrahjen e librit.

Ahmeti fton librashitësin Florim Beqiri që t’i tregojë kush e kërcënoi dhe i kërkoi 320 euro qira