22:49 / E Martë, 26 Tetor 2021 / AR

Pas ngjarjes tragjike, Alec Baldwin gjen mbështetje te gruaja e tij

Alec Baldwin ka gjetur mbështetje tek gruaja e tij Hilaria, pas ngjarjes tragjike.

63 vjeçari aksidentalisht qëlloi me armë kineasten e filmit, Halyna Hutchins, transmeton Indeksonline.

Një burim pranë çiftit tha: Është një tragjedi e paimagjinueshme ku pikëllimi dhe trauma po e shoqërojnë në çdo moment Alec-in”.

Një burim i brendshëm zbuloi se aktorit do t’i duhet pak kohë për t’u ri përqendruar pas incidentit.

Burimi tjetër tha se: “Kjo ishte shkatërruese. Ai i trajton kohët e vështira ku sa herë që ndodh diçka e keqe, në një afat të shkurtër, ai largohet nga sytë e publikut duke gjetur mbështetje tek familjarët e tij”./Indeksonline/