22:15 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Pas një kohe të gjatë, Irina shfaqet me vajzën dhe rrëmben vëmendjen e të gjithëve

Të gjithë janë të afeksionuar pas modeles Irina Shayk, për bukurinë marramendëse që ajo ka dhe për profesionin që ushtron, por në dashuri, ajo është me të vërtetë e pafat.

Të gjithë janë të afeksionuar pas modeles Irina Shayk, për bukurinë marramendëse që ajo ka dhe për profesionin që ushtron, por në dashuri, ajo është me të vërtetë e pafat. Fillimisht gjërat mes saj dhe yllit të futbollit Cristiano Ronaldos nuk shkuan mirë, më pas erdhi dhe lamtumira nga aktori Bradley Cooper. Me aktorin modelja ka një vajzë të quajtur Lea De Seine, e lindur në vitin 2017.

Tani që bota e modës është disi në një ngërç për shkak të pandemisë, irina Shayk ka kthyer trotuaret e qytetit në pasarelën e saj. Ajo është fotografuar teksa shëtit të voglën Lea.

Ajo u shfaq e veshur me një bluze të bardhe që i tregonte barkun e sheshtë e të tonifikuar ndërsa akoma dhe më të hijshme e bënte xhaketa e zezë që mbante veshur.tch