Pas një kohe të gjatë, Racing kthehet në La Liga
Racing Club de Santander do të rikthehet në La Liga sezonin e ardhshëm.
Fitorja e thellë 4-1 ndaj Real Valladolidit, ishte ajo çka i duhej skuadrës spanjolle për të arritur këtë gjë.
Golat u realizuan nga Villalibre, Andres Martin (2 gola) dhe Suleiman Camara.
Racing, herën e fundit që luajti në La Liga ishte sezoni 2011/12, ku nuk arritën të kthehen më që nga ajo kohë./IndeksOnline/

