Pas një zënke të rinjët vushtrrias gjuajnë me armë zjarri, e sekueston Policia

Avni Zahiti, zëdhënës në PK në rajonin e Mitrovicës për IndeksOnline ka konfirmuar se një armë është sekuestuar në qytetin e Vushtrrisë në orët e pasditës së sotme.
Ai bëri të ditur se ky veprim është ndërmarë pas një raportimi për të shtëna me armë zjarri në qytetin antik.
Zahiti tha se ngjarjes dyshohet ti ketë paraprirë një zënkë ndërmjet dy të dyshuarve, ku më pas njëri nga të dyshuarit ka shtënë në ajër me armë zjarri, ku nga e shtëna me armë nuk raportohet për të lënduar.
“Në orët e pasdites së sotme në Stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore me urgjencë i janë përgjigjur informacionit, me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është sekuestruar një armë e llojit pistoletë.
Bazuar në hetimet fillestare, ngjarjes dyshohet ti ketë paraprirë një zënkë ndërmjet dy të dyshuarve, ku më pas njëri nga të dyshuarit ka shtënë në ajër me armë zjarri, ku nga e shtëna me armë nuk raportohet për të lënduar. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes si provë materiale është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës dhe përdorim i armës
Pas procedurës së intervistimit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, tha ai./IndeksOnline/