15:23 / E Martë, 14 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Pas pak vendimi për sulmuesin e Kajtazit

Brenda pak minutave pritet që Gjykata Themelore në Prishtinë të marrë vendim lidhur me të dyshuarin Fitim Thaqi për sulm në drejtim të gazetarit, Vehbi Kajtazi.

Këtë gjë e ka bërë të ditur për Indeksonline, avokati mbrojtës i Thaqit, Gazmend Halilaj.

Halilaj ka theksuar se seanca ka të bëjë me aktakuzën direkte që është bërë për Thaqin, përderisa pret që mbrojtja të bëjë punën e nevojshme në mënyrë që ai të lirohet.

Ndryshe Gjykata kishte vendosur që Thaqit t’i shqiptohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Fitim Thaqi dyshohet të ketë sulmuar fizikisht gazetarin, Vehbi Kajtazi,  ditë më parë në një nga kafiteritë e Prishtinës./Indeksonline/