Pas paralajmërimit të koncertit, Dua pëson një aksident të vogël (Foto)
Dua Lipa është këngëtarja e njohur shqiptare në të gjithë botën.
Ajo sot bëri publike datat e koncerteve të saj në Evropë, e ndër to ishte edhe vendlindja e saj, Kosova.
Por duket se për Duan nuk ka shkuar diçka edhe aq mirë, sepse ajo ka pësuar një aksident të vogël, transmeton Indeksonline.
Këtë e ka bërë të ditur vet Dua përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”, në të cilën shohim se ka vrarë gishtin e mesëm.
Ndryshe, Dua gjatë kësaj jave ishte edhe tema kyçe pas suksesit në Brit Awards./Indeksonline/