08:59 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

Pas pauzës, vazhdojnë “ethet” e Superligës

Këtë fundjavë do të zhvillohet java e 10-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Pas pauzës ndërkombëtare në ligat evropiane, “ethet” e këtij sezoni fantastik në Superligë do të vazhdojnë edhe nesër e pasnesër, shkruan Indeksonline.

Sot, do të luhen tri ndeshje me fillim nga ora 14:00 ku do të përballen Llapi:Drenica, Feronikeli: Gjilani dhe Dukagjini:Vushtrria.

Nesër luhet vetëm një ndeshje, ajo ndërmjet Flamurtarit dhe Drenicës, për ta mbyllur javën e 10-të me dy supertakime, Ferizaj e pret Prishtinën dhe Drita i shkon Ballkanit.

Sa i përket renditjes tabelare, Ballkani i Ismet Munishit prin me 20 pikë, i ndjekur nga dy ekipet gjilanase, Drita dhe Gjilani me nga 18. Llapi është në pozitën e katërt me 17 pikë, Feronikeli 16 dhe Prishtina 14./Indeksonline/