10:31 / E Martë, 16 Gusht 2022 / A. M.

Pas PDK-së, Begaj takohet edhe me përfaqësuesit e AAK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj në Kuvendin e Kosovës.

Ndonëse këto lloj takimesh zakonisht janë zhvilluar në selitë e partive respektive, Begaj ka kërkuar që të gjithë krerët e partive opozitare t’i takojë në Kuvend, Haradinaj e ka respektuar këtë kërkesë të kreut të shtetit shqiptar.

Edhe kreu i PDK-së, që paraprakisht është takuar me Begaj i tha po ftesë së tij.

Përderisa kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, nuk ka shkuar në takim me arsyetimin e për takime të tilla janë të hapur në çdo kohë në selinë e partisë.