75 Mall Live Search
09:47 / E Enjte, 03 Korrik 2025 / MSH

Pas Pecit, shkon në presidencë Nenad Rashiq

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve konsultative me liderët e partive politike, ka pritur sot në takim edhe kryetarin e Partisë Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq.

Takimet janë duke u zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës, si dhe për të krijuar hapësirë për dialog politik mes subjekteve parlamentare.

Presidentja Osmani ka filluar këtë raund të ri të konsultimeve pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, që ka sjell më shumë qartësi për rrjedhën e procesit të konstituimit. Takimet po mbahen në mënyrë të ndarë me secilin lider politik, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të dakorduar dhe funksionale.

Në vijim të agjendës së saj, presidentja sot pritet të takohet edhe me përfaqësues të komuniteteve.