09:50 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pas pensionimit nga Formula 1, Alonso mund të garojë në IndyCar

Pas njoftmit të Fernando Alonsos të martën se ai do të pensionohet nga Formula 1, janë duke qarkulluar zëra rreth garimit të tij eventual në IndyCar Series në vitin 2019.

Nuk ka dyshim se ardhja e tij në komunitetin e IndyCar do të mirëpritej nga të gjithë duar-hapur, transmeton IndeksOnline

Ai ka punë të pakryera në seritë në fjalë pasi dështoi krejt në fund në Indianapolis 500 vitin e kaluar pas një problemi të vogël mekanik në garë.

Pasi triumfoi në Le Mans në qershor, Alonso tha se triumfi në IndyCar është në listën e dëshirave të tij, për t’u bërë vetëm vozitësi i dytë në histori pas Graham Hill që garon në Monaco, Le Mans dhe Indy.

Pavarisht se adhuruesit e tij duan që Alonso të garojë në IndyCar të vitit 2019, ai ka edhe opsione tjera, ndoshta edhe më të mira./IndeksOnline/