09:52 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

”Do të qëndroja në F1 nëse do t’i shijoja më shumë garat”

Fernando Alonso thotë se do të qëndronte në Formula 1 nëse do të ishte më kompetitiv.

Dy herë kampioni i botës, në një intervistë me BBC Sport, thotë se kritikat ndaj tij ishin shumë të pritura.

Alonso tha: ”E lexoj se unë jam larguar sepse nuk jam më kompetitiv, gjë e cila pjesërisht është e vërtetë”.

”Nëse unë do të vazhdoja t’i fitoja garat, do të vazhdoja tutje. Por, është gjithashtu e vërtetë se unë nuk jam duke e pasur më kënaqësinë e njejtë”./IndeksOnline/