17:36 / E Shtunë, 01 Gusht 2020 / indeksADMonline

Pas përplasjes me deputetët e LDK-së, Gjyshinca ka një kërkesë për Qeverinë Hoti

Deputeti i VV’së, Gazmend Gjyshinca ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Gjyshinca përmes Facebook-ut ka shkruar se qeveria Hoti po thellohet në dështim dhe ka kërkuar nga e njëjta dorëheqje.

“DORËHEQJE! Çdo ditë që kalon po thelloheni më shumë në dështim.
Bëni mirë vetës e qytetarëve, hapni rrugë zgjedhjeve të reja për institucione me legjitimitet demokratik”, ka shkruar Gjyshinca.

Deputeti i LVV-së, Gazmend Gjyshinca ditë më parë pati një përplasje me dy deputetët e LDK-së, Kujtim Shala dhe Arben Gashi./Indeksonline/