18:20 / E Diele, 05 Nëntor 2023 / AR

Pas përplasjes në Prime, Ganiu merr përkrahje nga fansat, rritet numri i followers

Gani Gërmia ka arritur të fitojë zemrat e mijëra fansave. Kjo për shkak të pozitivitetit dhe energjisë që po e shpërndan me banorët dhe publikun në “BBVK”.

Mirëpo, pas përfundimit të prime-s së të premtes ku pati një përplasje me opinionisten Anita Haradinaj, shihet se numri i ndjekësve sa rritet e shtohet.

Për dy ditë ai ka arritur të marr afër 3 mijë ndjekës më shumë se që kishte duke qenë një nga banorët që ka ‘goditur’ shumë brenda kësaj periudhe të shkurtër./Indeksonline/