23:08 / E Premte, 12 Prill 2019 / indeksADMonline

Pas presidentit, nga Lakers largohet edhe trajneri

Trajneri, Luka Walton është shkarkuar nga detyra e teknikut të Los Angeles Lakers.

Përmes një postimi në Twitter, Lakers kanë falënderuar Walton-in për punën e tij dhe i kanë dëshiruar suksese.

Ky shkarkim vjen pak ditë pas largimit të Magic Johnson nga roli i presidentit.

Luke Walton pritet që të emërohet trajner i skuadrës, Sacramento Kings.

Lakersat nuk arritën që këtë sezon të kualifikohen për ‘play-off’ përkundër që në ekip kishin, Lebron James-in.

Kandidat serioz për të marr rolin e trajnerit tek Lakers është Ty Lue, i cili ishte trajner i Cleveland, kur Lebron James luante aty./Indeksonline/