Pas Prishtinës, Shkurte Fejza gati për koncert gjigant në Tiranë

Pak ditë pasi mbajti koncertin në Prishtinë, bilbili i muzikës shqipe Shkurte Fejza pritet të mbajë koncert edhe në Tiranë.
Ajo pritet të ‘elektrizojë’ atmosferën me zërin e talentuar.
“Shkurte Fejza – 50 vjet Zëri i Kombit”, do ta festojë 50-vjetorin e karrierës edhe me publikun në Tiranë, ku iu drejtua fansave me një video.
“Jam e lumtur t’iu njoftojë që festa e karrierës sime 50-vjeçare po vazhdon nga Prishtina në Tiranë, nga Kosova te Shqipëria mëmë. Faleminderit Bashkia e Tiranës. Ju ftoj të gjithëve me 20 qershor në pallatin e Kongresve me shumë dashuri e respekt nga unë” tha ajo.
Kujtojmë që Shkurte Fejza është emri që për 5 dekada i ka kënduar Kosovës e Shqipërisë, luftës, lirisë e kurbetit duke mbledhur rreth vetes publik të të gjitha moshave./Indeksonline/