10:18 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

Pas protestës së sportistit, Nike tërheq nga tregu atletet

Pas protestës së sportistit, Nike tërheq nga tregu atletetProdhuesi i veshjeve sportive “Nike” tërheq nga tregu një model atletesh që mbante një version të vjetër të flamurit të SHBA-së pas protestave, kryesisht nga ana e lojtarit në futboll amerikan, Colin Kaepernick, i cili thekson se ajo lidhet me epokën e skllavërisë.


Për t’i paraprirë festës kombëtare të 4 korrikut, “Nike” kishte prezantuar një version të ri të modelit të tij klasik “Air Max 1”.

Ky model i ri, “Air Max 1 USA”, mbante flamurin amerikan të epokës së Revolucionit, të njohur nën emërtimin “Betsy Ross”.