17:12 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pas provave në Kremlin Cup, Konta emëron trajnerin e ri

Tenistja numër një e Britanisë, Johanna Konta e ka angazhuar trajnerin francez, Dimirti Zavialoff pas provave në Kremlin Cup në Moskë muajin e kaluar.

27-vjeçarja arriti deri në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni nën urdhrat e Zavialoff.

Francezi ishte trajneri i Stan Wawrinkas, i cili gjithashtu e ndihmoi Timea Bacsinszkyn për t’u futur në top-dhjetëshe, transmeton IndeksOnline.

Konta, e cila së fundmi i ndau rrugët me trajnerin amerikan, Michael Joyce, arriti renditjen rekorde – në vendin e katërt vitin e kaluar.

Por, aktualisht, Konta renditet në vendin e 39-të në ranglistën botërore.

E lindur në Sidnei, Konta migroi në Angli si 14-vjeçare, ku zhvilloi karrierën e saj si tensiste./IndeksOnline/