08:53 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Andy Murray triumfon përballë Kyle Edmund dhe kualifikohet tutje

Ish-numri një i botës, Andy Murray ka bërë një hap të madh në rikthimin e tij nga operimi i fundit duke triumfuar përballë Kyle Edmund në raundin e dytë të Washington Open.

Kampioni i trefishtë i Grand Slam e ka mposhtur numrin një të Britanisë, Edmund në sete, 7-6 (7-4) 1-6 6-4.

Tani, Murray do të përballet me tenistin nga Rumania, Marius Copil në raundin e tretë, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa, në konkurrencën e femrave, Johanna Konta ka triumfuar përballë amerikanes, Sofia Kenin që ta rrijë çerek-finalen e Silicon Valley Classic.

Një ditë pasi ia shkaktoi humbjen më të thellë në karrierë Serena Williamsit, e para e Britaniës, Konta triumfoi me rezultat, 2-0, në sete, 6-1, 6-4.

Konta tani do të përballet në çerekfinale me tenisten belge, Elise Mertens./IndeksOnline/

Johanna Konta