16:25 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pas Qeverisë, edhe UEFA ”pasuron” Përfaqësuesen e Kosovës

Pas suksesit historik në Ligën e Kombeve, Përfaqësuesja e Kosovës është ”shpërblyer” edhe nga UEFA.

Dje, Qeveria e Kosovës aprovoi kërkesën e Kuvendit për t’ua paguar premitë e premtuara prej 500 mijë eurosh.

Por, kjo s’është shuma e vetme e fituar për futbollistët e Kosovës pas këtij triumfi, transmeton IndeksOnline.

Tani, edhe shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka mbushur arkat e FFK-s.

FFK-ja ka arkëtuar sot shumën prej 750 mijë eurosh nga UEFA për kalimin e grupit në Ligën e Kombeve.

Kujtojmë se ndaj kundërshtarëve si Azerbajxhani, Malta, Ishujve Faroe, Kosova e fitoi grupin 3 të Ligës A në këtë kompeticion pa asnjë humbje./IndeksOnline/