75 Mall Live Search
20:11 / E Premte, 11 Gusht 2023 / MSH

Pas raportimit të Indeksonline, këta janë të arrestuarit në Istog për gjuajtje me armë në aheng

Të shtënat me armë në ahengje familjare janë bërë të shpeshta në Kosovë.

Indeksonline mbrëmë ka raportuar se në Saradran të Istogut, në një aheng, dje u festua me armë pothuajse gjatë gjithë kohës.

Teksa të pranishmit po argëtoheshin, pranë tyre gjuanin me Denis Osmanaj e Leutrim Miftaraj.

Njëri nga ta është mërgimtar në Zvicër.

Të njëjtit janë arrestuar sot nga ana e Policisë.

Madje, në raportin zyrtar, Policia bën të ditur se pamjet e publikuara në raportimin e Indeksonline kanë ndihmuar në identifikimin e lokacionit dhe ndërmarrjen e masave të nevojshme.

Policia ka kryer edhe bastisje në shtëpitë e të dyshuarve ku ka gjetur:

  • Njё armё e gjatё AK-47
  • Dy karikatorë tё AK-47
  • Njё armё pistoletё (me gas) Gap cal: 9mm
  • Njё karikator i sё njejtёs armё.

“Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit i dyshuari L.M ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndёrsa i dyshuari D.O ёshtё liruar.

Rasti cilësohet “Mbajtje nё posedim, kontroll tё paautorizuar tё armeve” dhe “Përdorim i armёs apo mjeteve tё rrezikshme” bëhet e ditur në raportin zyrtar të Policisë./Indeksonline/