16:41 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Pas raportimit të Indeksonline, lajmërohen vullnetarët për kërkimin e 15 vjeçarit

Shkëlzen Zekaj, 15 vjeçari nga fshati Nekoc i Drenasit ka më shumë se një javë që është zhdukur.

Indeksonline ka raportuar sot se Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e të gjithëve për gjetjen e tij.

Derisa Ridvan Tahiri, i cili tashmë po shihet si hero, i cili falë vullnetit të tij tashmë ka arritur të shpëtojë dy persona që ishin zhdukur në Kosovë, përmes një postimi në FB ka thënë se janë të gatshëm të nisin kërkimet edhe për 15 vjeçarin.

Ky është postimi i tij: Po sa mora lajmin nga Vullnetaret qe eshte nje rast me nje djalosh te moshes se mitur i cili konsiderohet i humbur.
Kerkoj nga familja qe te lajmrohen ne grupin e vullnetarve ne FB,per info shtes dhe te na jep leje per kekrim.
Edhe pse nuk gjindem ne Kosove deri te ejten,jam ne kontakt me vullnetaret dhe ne kordinim me grupin e kerkimit.