14:29 / E Mërkurë, 25 Gusht 2021 / A. M.

Pas raportimit të Indeksonline, nisin hetimet ndaj Sami Kurteshit, e sulmoi një zyrtar të KQZ-së!

Autoritetet e sigurisë kanë marrë masa ndaj rastit të sulmit fizik të një nëpunësi të KQZ-së, të bërë nga anëtari i Lëvizjes “Vetëvendosje” në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi.

Policia ka pranuar informatën rreth orës 12:00 dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Tag: Sami Kurteshi - KosovaPress

Zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti ka konfimruar për Indeksonline rastin në fjalë.

“Në fazë preliminare janë trajtuar rrethanat e ngjarjes me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim për rastin sulm”, është shprehur ajo.

Ndryshe, Indeksonline raportoi sot për sulmin që Kurteshi ia bëri zyrtarit të KQZ-së, A.B. Arsyeja e sulmit ishte mos-vendosja e maskës anti-Covid.

“Sami Kurteshi ishte duke ecur në korridor të institucionit. Derisa zyrtari i sulmuar ishte pa maskë. Samiu i kërkoi me tonë të lartë që ta vendos maskën, dhe pastaj edhe e sulmoi”, kishte deklaruar njëri nga dëshmitarët e rastit që ishte prezent.