14:30 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Pas raportimit të IndeksOnlinet, pronari i biznesit, që ndoti lumin Sitnica gjobitet me 500 euro!

Pas raportimit të Indeksonlinet, për hedhjen e mbeturinave në lumin Sitnica, në Vushtrri, Inspektorati i kësaj komune ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka konstatuar gjendjen, e kanë identifikuar personin që ka shkaktuar ndotjen.

Madje ndotësi, në këtë rast pronari i biznesit “Pestova” është gjobitur me 500 euro.

“Inspektorati i komunës i ka shqiptuar këtij shkelësi të ligjit gjobë prej 500€ si edhe e ka iniciuar rastin në Policinë e Kosovës.

Komuna e Vushtrrisë falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe raportin të rastit. Ftojmë të gjithë qytetarët ta ruajmë ambientin dhe të mos e shkelin ligjin.

Nuk do të tolerojmë askënd që të rrënojë përparimet e mëdha që Komuna e Vushtrrisë ka bërë në mbrojtje të ambientit”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit./Indeksonline