18:47 / E Diele, 03 Maj 2020 / indeksADMonline

Pas raportimit të Indeksonline suspendohet zyrtari policor

Përkundër urdhërave të Policisë së Kosovës që pjestarët e tyre të mos komentojnë situatën politike, bashkëshorti i Drita Millakut, ish deputetes së VV-së, Fisnik Millaku, i ka injoruar dhe mos përfillur këto thirrje.

Ai është aktiv në rrjetin social Facebook dhe vazhdimisht kishte komentuar për situatën politike në vend.

Por, ky zyrtar policor pas raportimeve të Indeksonline është suspenduar nga detyra.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Ju informojmë se: I apostrofuari nga ana juaj (punonjës i stafit civil në PK) pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme, është suspenduar konfrom udhëzimit administrativ të PK-se në fuqi, për procedura të mëtejme”, ka thënë Hoxha për Indeksonline.

Kujtojmë që polici tashmë i suspenduar në rrjete sociale kishte përkrahë edhe thirrjen që Hashim Thaçi e Isa Mustafa të digjen me benzinë.

“O ska gjynah tek kta, kta duhet mi la me benzin mi rjep, e mi kryp te trash e mi kall, edhe pak osht bile, qka jan ka i bajn kti populli, nga Hasha e Is putini e deri tek ma i vogli, kta nuk rrine rahat, po duhet urgjent mu mobilize, e mu qu ne kam i madh e vogel, me kan vetem nje njeri qe udheheq e ai eshte Albin Kurti”, kishin komentuar në statusin e tij.

E Fisnik Millaku e ka përkrahur këtë thirrje, duke thënë “Kurgja te keqe nuk tha A.Q”.