75 Mall Live Search
11:59 / E Martë, 26 Shtator 2023 / A. M.

Pas rezultateve të dobëta, klubi i ligës së II shkarkon trajnerin kosovar

Klubi Futbollistik Opoja nga Dragashi, ka shkarkuar trajnerin Ismail Berisha.

Burime të Gjithçka Rreth Dragashit, bëjnë me dije se drejtuesit e klubit gjatë ditës së djeshme kanë shkëputur kontratën me trajnerin Ismail Berisha.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se KF Opoja ka arritur marrëveshje me ish-trajnerin Shkelzen Kalanderi, i cili do të rimarr detyrën pas shtatë muajve kur u largua për të ja lënë Erdogan Brandos.

Kujtojmë që KF Opoja nga 5 ndeshje të zhvilluara në ligën e dytë ka 4 humbje dhe vetëm 1 barazim.

Rezultet negative kanë bërë që Ismail Berisha të shkarkohet nga detyra e trajnerit të Opojës ende pa i mbush dy muaj.

May be an image of soccer and football
May be an image of 2 people, people playing soccer, people playing football and text