12:13 / E Shtunë, 25 Janar 2020 / indeksADMonline

Pas Romës e Milanit, në garë futet edhe Parma për Januzajn

Adnan Januzaj është në mesin e lojtarëve më të kërkuar në këtë afat kalimtar.

Sulmuesi shqiptar pritet që të largohet nga Real Sociedadi, derisa është bërë cak i shumë skuadrave nga Serie A.

Januzaj fillimisht është shënjestër kryesore e Romës, që ka filluar negociatat me klubin spanjoll.

Dy gjigantëve nga liga italiane tani u është bashkuar edhe rivali i tyre, Parma, që ka shprehur interesim për Januzajn.

Januzaj nuk po luan edhe aq shumë te Sociedadi, e që natyrisht se mund të pranojë kalimin te Giallorossët apo Rossonerët.