20:56 / E Premte, 04 Mars 2022 / SH F

Pas rritjes së pagës minimale, rriten edhe pensionet në Maqedoni

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka treguar se është marrë vendim që të rriten pensionet në Maqedoni.

Ai ka treguar se ky vendim është marrë pasi tashmë janë rritur paga minimale dhe paga mesatare.

“Përveç kësaj, vendosëm që të ndihmojmë pensionistët me nga 1.000 denarë shtesë në pensionet e tyre për muajt Prill, Maj dhe Qershor në kohë të krizës globale ekonomike dhe energjetike”, ka treguar ai.

Ky është postimi i plotë në Facebook:

✅ RRITEN PENSIONET❗️❗️❗️

Pas rritjes së rrogës minimale dhe asaj mesatare, nga sot edhe 326.841 pensionistë do të kenë pensione më të larta pas përcaktimit të metodologjisë së re për rritjen më të madhe të pensioneve deri më tani në mbledhjen e mbajtur të Qeverisë me përfaqësuesit e shoqatave dhe Partinë e pensionistëve.

Përveç kësaj, vendosëm që të ndihmojmë pensionistët me nga 1.000 denarë shtesë në pensionet e tyre për muajt Prill, Maj dhe Qershor në kohë të krizës globale ekonomike dhe energjetike.