Pas samitit në Maqedoni, Kurti niset pasdite tek ura e Ibrit në Mitrovicë

Kryeministri Kurti ka agjendë të ngjeshur para vetes sot. Kryeministri në detyrë po merr pjesë paraditën e sotme në Samitin e vendeve të Ballkanit Përëndimor në Maqedoninë Veriore.
Pasdite Kurti do të jetë në një ngjarje tjetër tek ura e Ibrit në Mitrovicë.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Komunës së Mitrovicës veri, Erden Atiq, nënkryetarin e Komunës së Mitrovicës – jug, Arian Tahiri, ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, njëherësh kryesues i Bordit të përbashkët të dy komunave, Elbert Krasniqi, dhe ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, marrin pjesë sot në vendosjen e gur themeleve të dy urave të reja mbi lumin i Ibër në kuadër të Memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunave të Mitrovicës: jug, veri” thuhet në njoftim./Indeksonline/