Pas shitjes së Crystal Palace-t, Textor synon të blejë një klub tjetër në Angli

Biznesmeni amerikan, John Textor dëshiron të blejë një klub tjetër në Angli.
Ndërsa aksionet e tij në Crystal Palace pritet të shiten zyrtarisht së shpejti, biznesmeni amerikan po synon blerjen e një klubi të ri, këtë herë në Championship.
Textor, i cili është në proces të shitjes së aksioneve të tij në Crystal Palace, thuhet se është i interesuar ngushtë për dy klube të Championship: Sheffield Wednesday dhe Watford.
Pronari tajlandez Dejphon Chansiri thuhet se kërkon të paktën 150 milionë paund (rreth 174 milionë euro) për të shitur ekipin e tij, i cili përfundoi i 12-ti në Championship.
Por thuhet se diskutimet janë më të avancuara me Ëatfordin, ku thuhet se ka diskutuar tashmë kushtet e blerjes me pronarin e saj, Gino Pozzo.
Textor, u detyrua të shiste aksionet e tij te Crystal Palace, për shkak të rregullores së UEFA-së, e cila nuk lejon dy klube me të njëjtin pronar që të marrin pjesë në të njëjtin kompeticion evropian./IndeksOnline/