18:06 / E Mërkurë, 07 Qershor 2023 / Gj. Sh

Pas shkarkimit të Maldinit, Milan zyrtarizon largimin e radhës

Skuadra e Milanit ka zyrtarizuar largimin e Drejtorit sportive, Frederic Massara.

‘’AC Milan  njofton se Frederic Massara përfundon mandatin e tij në klub.

Falenderojmë Rickin për kontributin e tij në projektin e rritjes së Milanit ndër vite.’’, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit kuqezi, shkruan IndeksOnline.

Largimi i Massara vjen pasi ditë më parë Milani shkarkoi nga pozita e Drejtorit ekzekutiv, legjendën e klubit, Paolo Maldinin./IndeksOnline/