09:12 / E Martë, 06 Prill 2021 / Blerim

Pas shumë debateve, Neville dhe Carragher zgjedhin listën e Anglisë për Kampionatin Europian

Ka filluar një debat i ashpër për ekipin pjesëmarrës të Anglisë në Kampionatin Europian.

Dy legjendat, Gary Neville dhe Jamie Carragher pas një debati të ashpër janë pajtuar për listën e lojtarëve që duhet ftuar nga trajneri, Gareth Southgate, shkruan IndeksOnline

Ish-lojtari i Manchester Unitedit dhe Liverpoolit në këtë listë nuk e kanë futur lojtarin e Dortmundit, Jadon Sancho. Në vend të tij, sipas kësaj dysheje është ‘ftuar’ futbollisti i Aston Villas, Jack Grealish.

Befasi në këtë listë është edhe ermi i Kalvin Phillips.

Kujtojmë që Anglia në grupe do të luaj ndaj; Kroacisë, Skocisë dhe Republikës Çeke.

Kampionati Europian që ishte paraparë të mbahej në vitin e kaluar, por u anulua për shkak të pandemisë Covid-19, këtë vit nis nga 11 qershori./IndeksOnline/