21:31 / E Diele, 25 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pas shumë orë kërkimi, ende nuk gjindet trupi i personit të fundosur në Batllavë

Sot gjatë ditës një 55 vjeçar ka humbur jetën në liqenin e Batllavës dhe trupi i tij ende nuk është gjetur nga njësitet përkatëse.

Policia e Kosovës e kontaktuar nga Indeksonline kanë thënë se pas disa orë kërkimi, trupi ende nuk është gjetur.

“Njësitë të policisë dhe FSK kanë kërkuar trupin i cili dyshohet që është fubndosur ditën e sotme në liqenin e Batllavës, mirëpo deri tani nuk ka ndonjë rezultat”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ahmeti gjithashtu tha se tashmë janë ndërprerë kërkimet për shkak të errësirës për të vazhduar nesër gjatë ditës./Indeksonline/