12:31 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Pas Suharekës, edhe kjo komunë përkrahë iniciativën për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka nisur një peticion për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.

Këtë iniciativa e ka përkrahur edhe një komunë e cila poashtu udhëhiqet nga partia e kryeministrit Haradinaj. Bëhet fjalë për Rahovecin e udhëhequr nga Smajl Latifi.

“Në përkrahje të plotë të iniciativës së kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj për peticionin rreth shfuqizimit të Ligjit për Lojërat e Fatit!

Këtë peticion së shpejti do ta sjellim edhe në Rahovec, ku pres që ta nënshkruajmë të gjithë qytetarët së bashku.

Mbyllja e këtyre lokaleve është e domosdoshme për ekonominë, sigurinë dhe të ardhmen tonë! Le të punojmë bashkë që në të ardhmen të mos kemi raste të vrasjeve, shkatërrimit të ekonomive e familjeve tona” thuhet në njoftimin e kryetarit Latifi./Indeksonline/