11:20 / E Shtunë, 05 Maj 2018 / indeksADMonline

Pas takimeve me delegacionin vlerësues të BE-së, Hoxha tregon kur do të hiqen vizat

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka folur për takimin që për dy ditë me radhë patën me delegacionin vlerësues të BE-së, për kriterin e fundit për procesin e liberalizimit të vizave, ku tha se presin një vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian.

Ajo është optimiste se qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm pa viza deri në fund të vitit 2018-të.

Hoxha Hoxha tha se institucionet kanë bërë një punë të madhe në luftimin e krimit dhe korrupsionit, në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave por se lufta kundër këtyre dukurive do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Por thotë se liberalizimi i vizave, lëvizja e lirë, është vetëm një segment nga e gjithë puna që duhet të bëhet për procesin e integrimit evropian.

Sipas saj, institucioneve u duhet një dinamikë e re me qëllim të përshpejtimit të implementimit të MSA-së, që është një marrëveshje shumë e rëndësishme për Kosovën, për të avancuar pozitën drejtë statusit të kandidatit, shkruan kp.

Hoxha ka folur dhe për ngecjet në zbatimin e MSA-së, për të cilat tha se janë të shumta.

Sipas ministres Hoxha, duhet të ecim në reformat në sundimin e ligjit, ku në gjyqësor dhe prokurori, të kemi sa më tepër raste, ndërsa, rastet që kalojnë nëpër gjykata të shkurtohen.