15:58 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pas takimit kokë me kokë me Haradinajn, Hahn takohet edhe me përfaqësues tjerë të Qeverisë

Pas takimit kokë me kokë të komisionarit për zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn me kryeministrin Ramush Haradinaj, ai ka takuar edhe përfaqësues të tjerë nga kabineti i Qeverisë së Kosovës.

Në takimin që po mbahet në sallën e mbledhjeve, përveç kryeministrit po marrin pjesë zëvendëskryeministrat dhe ministrat e Qeverisë, shkruan Indeksonline.

E pranishme është edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova.

Vlen të ceket se deponimi i përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës duket të jetë i mirë, pasi ata shihen duke buzëqeshur gjatë këtij takimi./Indeksonline/