16:45 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Pas takimit LDK – VV, flet Lumir Abdixhiku: Ka frymë pozitive dhe përafrim të temave!

Grupet punuese nga LDK dhe VV sot mbajtën takimin e dytë.

Pas këtij takimi, për media foli Lumir Abdixhiku nga LDK. Ai tha se takimi u zhvillua në frymë shumë pozitive, derisa kanë folur për formatin e qeverisjes.

“Sot e patëm takimin e dytë në vazhdën e grupeve punuese. Njëjtë si edhe në takimin e parë u zhvillua edhe sot takimi në frymë pozitive dhe përafrim të subjekteve politik.

Agjenda e takimit për dy javët e ardhshme synon të orientohet në tema, në ekonomi, arsim, shëndetësi, sundim të ligjit, e në veçanti për formatimin e qeverisë së ardhshme.

Kemi folur për 12 ministritë se si do të duken ato”, tha ai, përcjellë Indeksonline.

Tutje Abdixhiku shtoi se takimi i radhës do të mbahet këtë të hënë në orën 15:00 dhe do të zhvillohet në zyret e LDK-së.

“Çdo tre ditë do të ketë takime. Nuk ka çasje për emra konkret, synojmë të flasim për tema të tjera dhe më pas liderët e dy subjekteve do në bazë të proporcionit do të bëjnë marrëveshje finale”.

Ai tutje shtoi se deri më tani kanë përafrime në temat që kanë diskutuar, por që janë në pritje të certifikimit final të rezultateve të zgjedhjeve./Indeksonline/