12:41 / E Premte, 27 Janar 2023 / L K

Pas tankeve, Zelensky kërkon avionë luftarakë, SHBA dhe Franca: Jemi gati!

Shtetet e Bashkuara janë të hapura ndaj mundësisë për të dërguar avionë luftarakë në Ukrainë, sipas një deklaratë të zëvendës-këshilltarit të sigurisë kombëtare të Joe Biden, John Feiner.

I pyetur nëse SHBA po shqyrtonte dërgimin e avionëve luftarakëeer në Ukrainë,  siç ka kërkuar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky,  Feiner tha se Uashingtoni nuk kishte përjashtuar ndonjë sistem specifik të armëve dhe se forma e mbështetjes së SHBA do të vlerësohej bazuar në nevojat e saj.

“Ne do ta diskutojmë me shumë kujdes,” tha ai, duke iu referuar kërkesave të Kievit.

Gjithashtu edhe kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha se do të mbështeste një vendim të NATO-s për të dërguar avionë luftarakë në Kiev, sipas zëvendësministrit të Jashtëm të Ukrainës, Andrii Melnyk, i cilu u bëri thirrje aleatëve perëndimorë që t’i japin vendit të tij avionë luftarakë modernë për t’u mbrojtur kundër luftës ofensive të Rusisë./abcnews.al/

“Ne do të duhet t’i shqyrtojmë kërkesat rast pas rasti dhe t’i lëmë të gjitha dyert të hapura”, tha ditën e djeshme kryetari i Komitetit të Mbrojtjes të Asamblesë Kombëtare Franceze, Thomas Gasillou.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme sepse gjërat po ecin me shpejtësi. Danezët dhe vendet e Europës Lindore janë duke  shqyrtuar një mundësi të tillë”, shtoi ai pas bisedimeve me homologun e tij britanik Tobias Ellëood dhe sekretarin e mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar Ben Ëallace.

Sipas mediave britanike, Gasilou deklaroi se dërgimi i avionëve luftarakë në Ukrainë nuk duhet të rrezikojë sigurinë e Francës dhe Europës dhe nuk duhet të përshkallëzojë luftën e Rusisë.

Qeveria franceze mund të jetë e gatshme t’i ofrojë Ukrainës disa avionë luftarakë të gjeneratës së vjetër, siç është Dassault Mirage, por Parisi është i vetëdijshëm për vështirësitë në trajnimin e pilotëve ukrainas dhe se çdo avion ka nevojë për një ekip mbështetës prej 10 vetash.

Javën e kaluar Ministri i Jashtëm holandez Wopke Hoekstra tha se çështja do të diskutohej.

Megjithatë, kancelari gjerman Olaf Scholz të mërkurën përjashtoi mundësinë që vendi i tij të dërgojë luftëtarë në Ukrainë pas dërgimit të 14 tankeve Leopard në Ukrainë.