00:11 / E Diele, 26 Shtator 2021 / OSH

Pas tensioneve të krijuara në veri, kryeministri Kurti i fton në takim krerët e partive opozitare

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ftuar për të dielën në takim, liderin e opozitës, kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi pas tensjoneve që u krijuan së fundmi në veri të vendit.

Burime të Indeksonline nga Qeveria bëjnë të ditur se Kurti i ka ftuar në takim të dielën po ashtu edhe kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun dhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ende nuk dihet koha e këtij takimi, por burimet bëjnë të ditur se arsyeja e takimit është konsulta për gjendjen e tensionuar në veri.