11:28 / E Martë, 17 Mars 2020 / indeksADMonline

Pas tërheqjes së Countur Global, Murati thotë se duhet urgjentisht rindërtimi i TC Kosova A

Pas publikimit të lajmit  nga Reuters se “Contour-Global” ndalon planet për ndërtimin e fabrikës së qymyrit në Kosovë, ka reaguar deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati. Ai ka thënë tani nuk duhet të humbet kohë, por të filloj sa më shpejtë rindërtimi i TC Kosova A, transmeton IndeksOnline.

“Tash s’duhet me humb kohe, por me fillu sa me shpejt rindërtimin e TC Kosova A. Ekonomisë tonë i duhet furnizim i qëndrueshëm me rrymë, dhe me çmim të përballueshëm”, ka shkruar Murati.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka nënshkruar në fund të vitit 2017 marrëveshjen komerciale me kompaninë amerikane Contour Global për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re me kapacitet 500 megavat, i cili do të kushtonte 1.3 miliard euro.