11:36 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / OSH

Pas The Weeknd edhe Drake i pakënaqur me nominimet në “Grammy”

Drake u shpreh po ashtu i pakënaqur.

Dy netë më parë, “Grammys” shpalli nominimet në të gjitha kategoritë dhe Dua Lipa dominoi së bashku me Taylor Swift dhe Beyonce, shkruajnë mediat e huaja.

Pas publikimit të emrave, doli të ketë të pakënaqur, ndër ta The Weeknd.

Pas The Weeknd me reagim erdhi edhe Drake. Ai nuk ka vonuar shumë dhe ka shprehur gjithashtu publikisht pakënaqësitë e tij.

Në një postim të gjatë në Instastory, Drake tregon ndër të tjera se ka pritur që ndarja e çmimeve “Grammy” të ndryshojë, por në fakt ka kuptuar se s’ka për të ndryshuar kurrë.“Mendoj se duhet tëa ndalojmë veten të habitemi çdo vit për këtë shkëputje mes muzikës me ndikim dhe këtyre çmimeve dhe të pranojmë që ajo çfarë ishte më parë forma më e lartë e njohjes, të mos ketë rëndësi për artistët që ekzistojnë tani dhe ata që do të vijnë më pas. Është pak a shumë si një i afërm për të cilin ti pret që të ndryshojë, por ai nuk përmirësohet”, u shpreh Drake.

Më pas, ai ka etiketuar në një tjetër postim edhe disa emra artistësh që mendoi se u injoruan gjatë ceremonisë.

Lil Baby, PartyNextDoor, Popcaan Pop Smoke dhe Nicki Minaj ishin disa prej emrave të tij.