22:20 / E Shtunë, 25 Maj 2019 / indeksADMonline

Pas titullit, Bayern fiton edhe kupën DFB Pokal

Pas Bundesligës Bayern Munich fiton edhe Kupën e Gjermanisë, DFB Pokal.

Bavarezët dominuan Leipzig në finalen e zhvilluar në Olympiastadion të Berlinit duke triumfuar me shifrat 3-0.

Niko Kovac bën double me Bayernin në këtë sezon, por bën double edhe në Kupën e Gjermanisë pasi e fitoi edhe vitin e kaluar me Frankfurtin. Bayerni e fitoi për herë të 19-të këtë trofe dhe mbanin rekordin e skuadrës që e ka fituar më shumë herë.

Golat për bavarezët u realizuan nga Robert Leëandoëski që shënoi dy herë dhe Kingsely Coman.

Kovac i dha mundësinë për të luajtur për herë të fundit me fanellën e Bayernit edhe dyshes, Robben-Ribery të cilët u aktivizuan për pak minuta duke dhënë përfundimisht lamtumirën klubit bavarez me një tjetër trofe.