10:22 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pas tragjedisë së urës, Italia goditet nga një tërmet

Pas tragjedisë në Gjenova ku u shemb një urë që la të vdekur 37 persona, këtë mëngjes Italinë e ka goditur edhe një tërmet me magnitudë 4.7.

Sipas informatave të para, ajo nuk shkaktoi asnjë viktimë ose dëm të madh material.

Tërmet ka ndodhur mbrëmë, 10 minuta para mesnatës me epiqendër në provincën e Campobasso, rreth 300 kilometra në lindje të Romës./Indeksonline/