14:12 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Pas Trumpit, vjen reagimi tjetër nga SHBA për sulme me raketa në Siri

Ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley ka deklaruar se Amerika do të përgjigjet ndaj sulmit me armë kimike në Siri, pavarësisht nëse KS-OKB do të ndërmarrë masa.

Ndryshe, Trump më herët deklaroi se në tryezë gjendet edhe alternativa ushtarake, duke shtuar se edhe presidenti rus Vladimir Putin “do të paguajë çmim” nëse ka përgjegjësi mbi sulmin.

Ndërsa para pak çastesh, numri një i Amerikës ka dhënë një mesazh për operacion në Siri nga llogaria e tij në rrjetin social Twitter.

“Rusia zotohet se do të godasë çdo predhë që do të hidhet drejt Sirisë. Atëherë, bëhu gati Rusi, sepse predhat po vijnë, të mira, të reja dhe të zgjuara. Nuk duhet të jesh partner me një kafshë vrasëse me gaz, që vret popullin e vet dhe kënaqet nga kjo gjë”, ka shkruar Trump. /Indeksonline/

U.S. Ambassador to the United Nations Nikki Haley talks before a Security Council meeting on nonproliferation of weapons of mass destruction at the United Nations in New York, U.S. January 18, 2018. REUTERS/Shannon Stapleton