11:03 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

“Pas ushtrisë, Kosova anëtare e Kartës së Adriatikut”

Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviç ka thënë se ata janë të gatshëm për bashkëpunim me Kosovën por që nuk përzihen në punët e brendshme të Kosovës.

Këtë e tha ai pas pyetjes lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për transformimin e FSK-së në Ushtri, gjatë konferencës për media bashkë me homologun kosovar, Rrustem Berisha, duke theksuar se ata do të ndihmojnë Kosovën për anëtarësim në NATO.

“Ne nuk përzihemi në çështje të brendshme të Kosovës, ne jemi të hapur për bashkëpunim dhe kemi hapur derën që t’i ndihmojmë për anëtarësim në BE”  ka thënë ai.

Ndërsa, Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha shpreson në mbështetjen e Malit të Zi e vendeve të tjera pjesëmarrëse për anëtarësimin e FSK-së në ‘Kartën e Adriatikut’

“Diskutuam për bashkëpunimin rajonal. Për ‘Kartën e Adriatikut, ku organizator këtë vit do të jetë Mali i Zi, por edhe ne do të jemi pjesëmarrës në këtë takim. Shpresojë që pas këtij takimi do të kemi mbështetjen për anëtarësimin e FSK-së në ‘Kartën e Adriatikut’, ka thënë Berisha./Indeksonline/