75 Mall Live Search
14:21 / E Hënë, 04 Nëntor 2024 / L K

Pas Valencias, rrezikohet seriozisht Barcelona, paralajmërohet krizë e madhe!

Ndërsa banorët e rajonit të Valencias janë ende duke u rikuperuar nga përmbytjet katastrofike që kanë mbytur më shumë se 200 njerëz, shirat e rrëmbyeshëm goditën disa pjesë të Spanjës të hënën.

Shërbimi meteorologjik AEMET njoftoi se “kriza meteorologjike ka përfunduar në provincën e Valencias” ku vijojnë kërkimet për të zhdukurit. Të gjithë sytë janë tashmë nga Katalonia ku autoritetet po bëjnë thirrje për kujdes maksimal për shkak të reshjeve të dendura.

Në Katalonjë, shërbimet e trenave të udhëtarëve janë pezulluar përkohësisht për shkak të kushteve të pafavorshme të motit dhe paralajmërimeve për shi të dendur.

Në Barcelonë, mëngjesin e sotëm në aeroportin El Prat ranë 81 litra shi për metër katror në orë, për këtë arsye 15 avionë u devijuan drejt aeroporteve të tjera. Ministri i Transportit Óscar Puente raportoi se në aeroport do të krijohet një shtab krize për të monitoruar efektet e stuhisë në trafikun ajror atje./Indeksonline/