75 Mall Live Search
08:16 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pas vdekjes së tij, kush mund të jetë pasardhësi i John McCain

Pas vdekjes së senatorit amerikan, John McCain, Guvernatori i Arizonas, Doug Ducey, një Republikan, do ta gjejë një zëvendësues për të deri në zgjedhjet e vitit 2020.

Pa marrë parasysh se kush fiton në zgjedhjet në fjalë, zëvendësuesi potencial i McCain do të shërbejë në këtë pozitë deri në vitin 2022.

Ende nuk dihet saktësisht se kush do të emërohet në këtë post nga Ducey, por së fundmi është përfolur se gruaja e tij John, Cindy McCain mund të jetë zëvendësuesja e tij, transmeton IndeksOnline.

Kandidatët tjerë potencial janë Kirk Adams, ish-ambasador në Finlandë, Barbara Berrett dhe ish-senatori, Jon Kyl, shkruan Arizona Republic./IndeksOnline/

Temat: