18:20 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pas vendimit të qeverisë për taksën 100%, Vuçiq takohet me ambasadorët e vendeve të Kuintit

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% për produktet serbe dhe ato të Bosnje Hercegovinës, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq është alarmuar duke u takuar me ambasadorët e vendeve të Kuintit dhe kreun e delegacionit të Bashkimit Evropian.

Sipas mediave serbe Vuçiq para këtij takimi ka diskutuar edhe me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës. Në takimin i cili u mbajt me fillim nga ora 17:30 mori pjesë edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq dhe Drejtori i të Ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, transmeton Indeksonline.

Vuçiq poashtu ka planifikuar edhe një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, lidhur me caktimin e masës së funti për produktet serbe nga Qeveria e Kosovës./Indeksonline/