07:50 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pas vendosjes së taksës për Serbinë, Sllovenia ofron bashkëpunim për furnizim  

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur taksë prej 100 për qind për produktet serbe, ka ardhur reagimi i Odës Sllovene të Bizneseve në Prishtinë.

Përmes një njoftimi ata u kanë ofruar mundësi bizneseve kosovare për furnizimin me mallra të ndryshme nga prodhues slloven.

“Ofrojmë mbështetje edhe për kompanitë të cilat kanë interesa për knoë-hoë dhe fillimin e prodhimit në vend. Prodhime kualitative te njohura për Evropën dhe interesante për ne janë sektori i biskotave, uji dhe uji me aromatizues, vajrat e ndryshme si ai i ullirit, kungullit, arrës, etj., të cilat në tregun tonë konsumohen shumë, ndërsa ne kemi vetëm një ofertë shumë të cektë për këtë. Kemi bashkëpunim të ngushtë me Odën Ekonomike Sllovene dhe kompani sllovene, ne jemi të gatshëm për t’iu përkrahur”, thuhet në njoftim.